Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zëvendëskancelari gjerman, kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së
Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Lars Klingbeil, bëri thirrje më 23 gusht që të rishikohet mundësia e ndalimit të partisë të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në dritë të dëshmive të bëra publike nga agjencitë vendëse të inteligjencës. “Ne duhet t’i luftojmë armiqtë e demokracisë”, tha ai për Funke Media Group të Gjermanisë. “Nëse procedurat për ndalim mund të kenë sukses duhet të vendoset duke vlerësuar gjetjet e agjencive të inteligjencës”, shtoi ai. Klingbeil, bashkëudhëheqës i Socialdemokratëve (SPD) në koalicionin e udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz, tha se Qeveria nuk mund të rri duarkryq nëse një parti që haptazi është e ekstremit të djathtë synon të shkatërrojë demokracinë e Gjermanisë. “Për këtë arsye, demokratët janë të obliguar që seriozisht ta shqyrtojnë mundësinë e procedurave ligjore...