Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndizet “lufta” në RMV, BDI akuzon kryeministrin për shpifje, Mickoski paralajmëron ndryshime në qeveri
Një përplasje e fortë politike ka shpërthyer mes Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, pas deklaratave të këtij të fundit se BDI dhe LSDM po përgatisin një “plan të fshehtë” për të rrëzuar procesin zgjedhor. Në një reagim të ashpër, BDI i cilësoi deklaratat e Mickoskit si “shpifje të pastra”, “tentativë e dështuar për të fshehur krizën e legjitimitetit të qeverisë” dhe “deklarata të rrezikshme që nxisin përplasje etnike”. Partia shqiptare akuzoi Mickoskin se po krijon “armiq imagjinarë” për të shmangur përgjegjësinë për shkelje të Kushtetutës, diskriminim ndaj shqiptarëve dhe instrumentalizimin e institucioneve shtetërore si KSHZ-ja dhe Gjykata Kushtetuese. BDI theksoi se zgjedhjet e tetorit do të shërbejnë si një “referendum” ku qytetarët do të ndëshkojnë “politikën e frikës dhe manipulimit”, duke shtuar se as shqiptarët dhe as maqedonasit nuk meritojnë të...