Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Ngushëllimet më të ndjera familjes
Kryetari i PD, Sali Berisha ka shprehur ngushëllime për ndarje nga jeta të gazetarit, Artur Zheji. Në “Facebook”, Berisha shkruan;”Homazh për Artur Zhejin! Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin. #sb”