Salvini kritikon ashpër Macron, Parisi thërret ambasadorin italian

Salvini kritikon ashpër Macron, Parisi thërret ambasadorin italian

Franca ka thirrur ambasadorin italian në Paris, Emanuela D’Alessandro, pas komenteve të ‘papranueshme’ të zëvendëskryeministrit italian, Matteo Salvini, kundër presidentit francez, Emmanuel Macron. Incidenti vjen pas deklaratave të Salvinit që sulmuan ashpër pozicionin e Macronit për dërgimin e mundshëm të trupave në Ukrainë. Fjalët e Salvinit, të shprehura në Milano, ishin të drejtpërdrejta dhe polemike. ‘Vish përkrenaren, xhaketën, pushkën dhe shko në Ukrainë’, i tha ai në mënyrë retorike presidentit francez. Deklaratat e tij, të cilat lavdëruan gjithashtu politikat e Donald Trump si një mënyrë për të zgjidhur konflikte, u cilësuan nga Parisi si ‘në kundërshtim me klimën e besimit dhe marrëdhëniet historike midis dy vendeve’. Kjo nuk është hera e parë që Salvini drejtohet në mënyrë të ashpër ndaj Macron. Media franceze thekson se...