Vdekja e Artur Zhejit, Begaj shpreh ngushëllimet: Një prej zërave më aktivë në debatin publik

Vdekja e Artur Zhejit, Begaj shpreh ngushëllimet: Një prej zërave më aktivë në debatin publik

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me vdekjen e papritur të gazetarit Artur Zheji. Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj shpreh ngushëllimet familjes Zheji, por dhe komunitetit të media për ndarjen e parakohshme të gazetarit. “Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri”, shkruan Kreu i Shtetit në rrjete sociale. Kujtojmë se publicisti i njohur ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, pas një arrestu kardiak, teksa po drekonte me familjen e tij pasi po festonin ditëndjen e të birit, në Sarandë. Ai ndërroi jetë përgjatë transportit në spital.