Mbytja e 4-vjeçares shqiptare në një pishinë në Greqi, arrestohen babai dhe gjyshi i vogëlushes

Mbytja e 4-vjeçares shqiptare në një pishinë në Greqi, arrestohen babai dhe gjyshi i vogëlushes

“I gjithë ishulli është i tronditur, ne qëndrojmë pranë familjes në këto orë tragjike. Çfarë mund të thuhet në këto raste”, thonë banorët e Paxos, pas lajmit tragjik të vdekjes së një vajze katërvjeçare shqiptare, e cila u mbyt në pishinën e një vile. Babai dhe gjyshi i vajzës janë bënë në pranga nga autoritetet nën akuzën e nëglizhencës ndaj të miturës. Kryebashkiaku i ishullit, Spyros Vlachopoulos , tha se “prindërit e fëmijës kur e kuptuan se mungonte në shtëpi, njoftuan policinë. Të gjithë u mobilizuan, mbërriti policia greke dhe rreth 1 orë më vonë, rreth orës 16:50, për fat të keq u gjet pa jetë në pishinën e një vile”. “Informacioni im është se fëmija është parë nga një fqinj, 100 metra larg. Fatkeqësisht,...