“La pas një boshllëk të pamatë”, Ervin Salianji reagon pas ndarjes nga jeta të Artur Zhejit: Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë

“La pas një boshllëk të pamatë”, Ervin Salianji reagon pas ndarjes nga jeta të Artur Zhejit: Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta në moshën 64-vjeçare të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se largimi i tij nga jeta la pas një “boshllëk të pamatë” dhe se “Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë”. Reagimi i plotë: Artur Zheji u nda sot nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të pamatë. Ai ishte një nga mendjet më brilante të kohës, një njeri me kulturë, thellësi dhe guxim intelektual. Kam ndarë biseda persona të thella e vërteta me Zhejin, shpesh kemi ecur me kilometra e kemi ndarë  mendime e perjetime mbi shumçka njerëzore duke hyrë në skutat më të errëta të mendimeve e përjetimeve për ndodhi e ngarje...