Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor në Vlorë

Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor në Vlorë

Një automjet u përfshi nga flakët pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke rrezikuar seriozisht hapësirën e gjelbër përreth. Zjarri u përhap me shpejtësi dhe për pak çaste kërcënoi masivin pyjor të zonës. Forcat zjarrfikëse ndërhynë në kohë dhe arritën të vendosin nën kontroll situatën, duke shmangur përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të gjera. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit, ndërsa nuk dihet ende nëse zjarri është shkaktuar nga ndonjë defekt teknik apo është i qëllimshëm. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.