Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Shpallen 3 projektet fitues për filma me metrazh të gjatë në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë
Në një aktivitet të zhvilluar pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), janë shpallur tre projektet fituese që do të realizohen si filma artistikë me metrazh të gjatë, në kuadër të mbështetjes së QKK-së për kinematografinë kombëtare dhe bashkëprodhimet ndërkombëtare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, tha se “këto projekte të reja përfaqësojnë zëra të ndryshëm krijues dhe sjellin histori me potencial të lartë artistik dhe kulturor për ekranin shqiptar dhe ndërkombëtar”. Filmat fitues janë: “Diell i Ftohtë”, Produksioni: Artalb Film Productions, Regji & Skenar: Gentian Koçi, Producent: Blerina Hankollari. Filmi i dytë “E Bardhë… E Kuqe” me produksion ARTFILM P&D, Regji & Skenar: Pluton Vasi, Producent: Vjollca Dedei. Filmi i tretë fiturs u shpall, “Revoltë në Ferr” me produksion Mediavision, Regji: Namik Ajazi...