Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Haxhiu kundër Tahirit: “Po manipulon me të pavërteta për UÇK-në”
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj akuzave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, lidhur me kandidatët e LVV-së për kryeparlamentar dhe lidhjen e tyre me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Haxhiu tha se Tahiri “me amnezi tendencioze, vazhdon të manipulojë me të pavërteta”. Ajo sqaroi se Instituti për Hetimin e Krimeve të Luftës ishte shuar gjatë mandatit të Tahirit si ministër në vitin 2018 dhe se ligji që përfshinte periudhën deri më 31 dhjetor 2000 ishte miratuar nga qeveria e PDK-së në vitin 2011.“Ligji zbatohet për periudhën e luftës, nga 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999, ndërsa zgjerimi deri në fund të vitit 2000 ka të bëjë vetëm me pasojat e drejtpërdrejta të luftës, si të zhdukurit dhe viktimat...