Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Raporti për sulmet në Iran, shkarkohet kreu i inteligjencës në Pentagon
Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së Pentagonit, gjeneral-lejtnant Jeffery Kruse, disa javë pas reagimit të ashpër nga Shtëpia e Bardhë ndaj raportit që nxori kjo agjenci për efektivitetin e sulmeve amerikane ndaj Iranit. Sipas mediave amerikane gjeneral-lejtnant Jeffery Kruse nuk do të shërbejë më si kreu i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA), ndërkohë që u shkarkuan dhe dy komandantë të tjerë të lartë. Kujtojmw qw nw muajin qershor presidenti, Donald Trump, kundërshtoi me forcë një raport të publikuar të DIA-s, i cili zbuloi se sulmet amerikane ndaj Iranit vetëm sa e kishin penguar programin e tij bërthamor me muaj. Shtëpia e Bardhë e deklaroi vlerësimin e agjencisë si krejtësisht të...