Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrau gruan në sy të fëmijëve/ 40-vjeçari fshihej në një parcelë toke: Ia bëra mirë, më tradhtonte
pamjet nga arrestimi GREQI-Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, 36 vjeç është arrestuar një ditë pas krimit të rëndë. Ai u kap në rrugën Pagason, në qendër të qytetit, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë. Sipas burimeve nga policia, autori ishte fshehur në një truall toke aty pranë. Mediat greke raportojnë se gjatë arrestimit 40-vjeçari mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash, ndërsa nuk kishte telefon apo ndonjë objekt tjetër me vete. Gjatë arrestimit ai iu drejtua oficerëve të policisë duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë, më tradhtonte” . 40-vjeçari me disa precedentë penalë për organizatë kriminale dhe drogë, që njihej edhe si ndërtues, së fundmi ishte shtruar...