Lamtumirë Artur Zheji! Ndërron jetë papritur gazetari i njohur! Pësoi arrest kardiak në Sarandë

Lamtumirë Artur Zheji! Ndërron jetë papritur gazetari i njohur! Pësoi arrest kardiak në Sarandë

Gazetaria shqiptare në zi pas ndarjes nga jeta të një prej emrave më të njohur të saj, Artur Zheji. Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku Zheji ndodhej për pushime me familjen. Sipas informacioneve paraprake, gazetari 64-vjeçar ka qenë duke drekuar në një restorant në rrugën “Butrinti”, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak. Ai është transportuar menjëherë me urgjencë drejt spitalit rajonal “Petro Nako”, por, fatkeqësisht, ka mbërritur pa shenja jete. Artur Zheji ishte një figurë e spikatur në media dhe analizën politike, vdekja e tij përbën një humbje të madhe për opinionin publik dhe botën e medias në Shqipëri. Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores...