Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U nda sot nga jeta, kush ishte Artur Zheji! Çfarë thotë Policia për vdekjen e tij
Gazetari i njohur, Artur Zheji, ka ndërruar jetë pasditen e sotme, në moshën 64-vjeçare. Sipas njoftimit të uniformave blu, rreth orës 16:10, ambulanca e Spitalit Rajonal të Sarandës, e ka marrë gazetarin nga një restorant pranë rrugës “Butrinti”, pasi ka shfaqur probleme me shëndetin. Publicisti i mirënjohur ndërroi jetë përgjatë transportit në spital. “Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë”, njofton policia. Kush ishte Artur Zheji? I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji njihet për publikun shqiptar si gazetar, publicist, por dhe drejtues i një emisioni shqiptar. Ai ka qenë i angazhuar për...