Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
Reperi i njohur amerikan, Lil Nas X është vënë në pranga nga policia pas një përplasje të dhunshme që pati me efektivët në bulevardin Ventura në Los Angeles, në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Policia u thirr nga banorët për një burrë që po ecte në rrugë me të brendshme, duke shkaktuar probleme. Pasi oficerët mbërritën në vendngjarje, këngëtari i Old Town Road i sulmoi dhe për këtë arsye u arrestua për dhunë. Ai u dërgua më pas në spital për trajtim për një mbidozë të mundshme. Një video e paverifikuar u publikua nga TMZ, e cila e shfaqte këngëtarin duke kërcyer në rrugë vetëm me të brendshme dhe çizme kaubojsh, duke i ftuar njerëzit që kalonin aty pranë të “vinin në...