Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën dy 15-vjeçare
Dy adoleshente shqiptarë humbën jetën në një aksident tragjik që ndodhi pasditen e 21 gushtit në fshatin Kolibar të Kërçovës, në Maqedoninë e Veriut. Sipas raportimeve të mediave, një vajzë 15-vjeçare po drejtonte një motorr me targa të Kërçovës kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Pasagjerja, gjithashtu e mitur dhe nga fshati Greshnicë, ndërroi jetë nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit. Viktimat janë identifikuar si Eriona Ramadani dhe Albina Abazi.