Moska shuan shpresat për takim të shpejtë Putin-Zelenski

Moska shuan shpresat për takim të shpejtë Putin-Zelenski

Një samit i afërt midis Presidentit rus, Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski është jorealist për Rusinë.  Sipas Moskës kushtet e samitit dypalësh nuk janë përmbushur "Putin është gati të takohet me Zelenski pasi të jetë përgatitur një axhendë për samitin, dhe kjo axhendë është larg të qenit e plotë", tha Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov për rrjetin televiziv amerikan NBC. Lavrov tha tani se çështjet që duhet të zgjidhen para një takimi të tillë përfshijnë lëshimet territoriale dhe heqjen dorë nga anëtarësimi i Ukrainës në aleancën ushtarake perëndimore, NATO. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte bërë thirrje për një takim të tillë për t'i dhënë fund luftës agresionale të Rusisë në Ukrainë. Moska deri më tani kishte qenë e paqartë për këtë çështje. Por edhe Trump i ka...