Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji
Gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë sot në moshën 64-vjeçare, pas një arresti kardiak. Figura e njohur e medias shqiptare, Zheji ka kontribuar për dekada në gazetari, analizë politike dhe publicistikë. Ai ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti”, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Zheji u transportua me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit “Petro Nako” në Sarandë, por fatkeqësisht mbërriti atje i pa jetë. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marr në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë, i cili kishte probleme shendetesore. Ky shtetas ka ndërruar jetë gjatë transportit me Ambulancë.