Koçiu viziton Spitalin e Sarandës: Janë trajtuar rreth 9,000 pacientë, përfshirë 714 turistë të huaj

Koçiu viziton Spitalin e Sarandës: Janë trajtuar rreth 9,000 pacientë, përfshirë 714 turistë të huaj

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka zhvilluar një vizitë në Spitalin e Sarandës për të parë nga afër punën e stafit mjekësor gjatë sezonit turistik, një periudhë ku numri i pacientëve rritet ndjeshëm. Gjatë vizitës, ministrja theksoi se popullsia e Sarandës në verë “3-4 fishohet nga mijëra pushues,” duke çuar në një fluks të shtuar në shërbimin shëndetësor. Koçiu raportoi se vetëm nga qershori deri në mes të gushtit, në spital janë trajtuar rreth 9,000 pacientë, përfshirë 714 turistë të huaj. Sipas ministres, urgjenca e spitalit pret deri në 200 raste çdo ditë. Ajo vlerësoi lart përkushtimin e stafit, duke u shprehur: “Falë stafit të përkushtuar dhe strukturave të angazhuara, garantojmë që çdo qytetar dhe vizitor të marrë ndihmën, në kohë dhe...