Shtrenjtohet huamarrja në Shqipëri! BSH: Interesat e kredive për individët shkojnë deri në 9%

Shtrenjtohet huamarrja në Shqipëri! BSH: Interesat e kredive për individët shkojnë deri në 9%

Marrja e një kredie për qytetarët shqiptarë sot kushton më shumë se një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, normat e interesit për kreditë hipotekare janë ngjitur në rreth 3.8% në lekë, ndërsa për huatë në euro kanë arritur deri në 5.1%. Për kreditë konsumatore, kostoja është edhe më e lartë, duke u ngjitur në 8.9%, nga 8.2% që ishte vetëm disa muaj më parë. Ekspertët theksojnë se kjo rritje është rezultat i disa faktorëve. Së pari, norma bazë e interesit është ulur në 2.5%, por efektet e politikës monetare përcillen me vonesë në treg. Nga ana tjetër, kursi i këmbimit i mbiçmuar dhe kërkesa e lartë për kredi kanë rritur presionet mbi kostot e financimit. Një element tjetër është sjellja e bankave: konkurrenca...