Rusia sulmon me breshëri dronësh Ukrainën

Rusia sulmon me breshëri dronësh Ukrainën

Rusia ka gjuajtur dhjetëra dronë drejt Ukrainës gjatë natës, në serinë e fundit të sulmeve që po zbehin shpresat për ndaljen e luftës pas samitit të mbajtur javën e kaluar në Alaskë mes udhëheqësve amerikanë dhe rusë. Ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar apo penguar dhjetëra dronë, teksa Rusia ka sulmuar me më shumë se 50 shtetin fqinj mëngjesin e 23 gushtit. Është e paqartë nëse nga këto sulme ka viktima. Numri i përgjithshëm i dronëve dhe raketave ishte më i vogël krahasuar me sulmet që Rusia kreu gjatë kësaj jave. Më 21 gusht, gjatë një sulmi rus më 21 gusht u godit edhe një fabrikë në pronësi amerikane, në perëndim të Ukrainës. Kompania njoftoi se disa punëtorë u plagosën gjatë sulmit. Zyrtarët e emergjencës...