Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrau gruan në sy të fëmijëve, 40-vjeçari shqiptar arrestohet i fshehur në parking
Pandeli Nakoleci dhe gruaja e tij GREQI-Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij 36-vjeçare është arrestuar një ditë pas krimit të rëndë. Ai u kap në rrugën Pagason, në qendër të qytetit, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë. Sipas burimeve nga policia, autori ishte fshehur në një parking, ku qëndroi për disa orë pas ngjarjes. Menjëherë pas kryerjes së krimit, ai u arratis nga vendi i ngjarjes, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.