Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Presidenti Begaj viziton Vermoshin: Shqipëria, befasuese nga Konispoli në Vermosh
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vizituar zonën turistike të Vermoshit, në qarkun e Shkodrës. Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit vlerësoi bukuritë natyrore të Alpeve Shqiptare, duke theksuar se Shqipëria mbetet “befasuese nga Konispoli deri në Vermosh”. “Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës janë dy mrekulli natyrore që ruhen me dashurinë e pastër për natyrën nga malësorët e kësaj zone. E bardhë është zemra e tyre, e qashtër natyra”, shkroi Begaj. Vitet e fundit, Vermoshi është shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara turistike, jo vetëm për klimën e freskët malore, por edhe për adhuruesit e alpinizmit. Investimet në rikualifikimin urban, rindërtimin e rrugëve dhe ndërtimin e Qendrës së Turizmit kanë transformuar tërësisht qendrën e fshatit. Shtëpitë tradicionale alpine,...