Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ilir Meta akuza ndaj SPAK-ut dhe gjyqtarit Çela, e quan vendimin për të “farsë gjyqësore”
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj vendimit të gjyqtarit, Erjon Çela për të mos e liruar nga masa e sigurisë. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Meta e quajti gjyqtarin “noter të SPAK-ut” dhe e akuzoi SPAK-un për një “farsë gjyqësore” të ndërtuar pa prova. Meta thekson se argumenti i SPAK-ut, sipas të cilit lirimi i tij si kryetar partie mund të intimidonte dëshmitarët, është “mashtrim publik”. Ai pretendon se asnjë nga dëshmitarët e përmendur nga SPAK-u nuk janë anëtarë të Partisë së Lirisë. “E theksoj se përveç Petrit Vasili, asnjë tjetër nga dëshmitarët e SPAK-ut nuk është anëtar i Partisë së Lirisë sot. 𝐄𝐧𝐝𝐫𝐢𝐭 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢, edhe falë Dumanit, dihet botërisht se është bërë “rilindas” i thekur dhe ishte...