Gazetari Almer Toska kërcënohet pas investigimit mbi Lul Morinën dhe lidhjet e tij politike

Gazetari Almer Toska kërcënohet pas investigimit mbi Lul Morinën dhe lidhjet e tij politike

Drejtuesi i portalit Timoni.al, Almer Toska, është përballur me kërcënime të hapura dhe sharje ndaj familjes së tij pas publikimit të një shkrimi investigativ ku u zbardhën aktivitetet e dyshuara kriminale të biznesmenit Lul Morina. Investigimi nxori në pah lidhjet e Morinës me politikën, përfitimet e marra përmes lejeve të ndërtimit nga Belinda Balluku, si dhe të kaluarën e tij të dyshuar si trafikant droge dhe trafik femrash në vitet ’90. Burime nga redaksia bëjnë të ditur se pas publikimit të shkrimit, Morina ka përdorur gjuhë kërcënuese për të tentuar ta trembë Toskën dhe për ta detyruar të heshtë. Kërcënimet kanë përfshirë edhe sharje ndaj familjes së tij, një metodë tipike e individëve që nuk kanë argumente për të kundërshtuar faktet por vetëm për të...