Vrau gruan në Volos, kapet 24 orë pas krimit Pandeli Nakoleci, qendronte i fshehur në një…

Vrau gruan në Volos, kapet 24 orë pas krimit Pandeli Nakoleci, qendronte i fshehur në një…

Arrestohet 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij në Volos të Greqisë dhe u arratis. Pandeli Nakoleci u gjet në rrugën Evripidou në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ai i mori jetën gruas së tij. Sipas informacioneve, ai ishte fshehur në një parking. Ai u arratis menjëherë pasi vrau nënën e katër fëmijëve të tij, Marjola Nakoleci, 36-vjeç. Të hënën, më 25 gusht, pritet të kryhet autopsia e 36-vjeçares nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.