SYRI TV/ Ngec rritja e turizmit në Shqipëri, Instat: Për 7 muaj rritja modeste me 3.5%

SYRI TV/ Ngec rritja e turizmit në Shqipëri, Instat: Për 7 muaj rritja modeste me 3.5%

Ngec turizmi në Shqipëri. Në muajin korrik, sipas INSTAT, kanë hyrë 1.82 milion shtetas të huaj, me një rritje modeste 0.4% në krahasim me një vit më parë. Ndërkohë, përgjatë 7 muajve të parë të vitit, në vend kanë hyrë 6.58 milion, një rritje prej 3.5%, kur në vitin e kaluar në të njëjtën periudhë rritja ishte 23%. Braktisja e turizmit shqiptar nga turistët e huaj vjen si pasojë e rritjes së çmimeve në jug të vendit, duke zbehur imazhin e Shqipërisë si destinacion me kosto të ulët. SYRI TV Turizmi veror në Shqipëri ndodhet në krizë. E teksa spotet qeveritare reklamuan vendin si perlën e Ballkanit, realiteti në terren është krejt tjetër: plazhe boshe, rezervime të pakta dhe pak turistë të huaj. Muaji korrik...