Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Prokurorë e gjykatës në ‘sitën’ e Ramës! Unioni i Gjyqtarëve: Po ushtron presion, KLGJ të mbajë qëndrim
Edi Rama TIRANË-Unioni i Gjyqatrëve ka reaguar pas akuzave të ngritura një ditë më parë (22 gusht) nga kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi gjyqtarin Klarent Demiri se ka penguar ekzekutimin e vendimit për çlirimin e një hapësirë publike të zaptuar nga një lokal në kryeqytet. Kreu i qeverisë paralajmëroi se edhe për rastin e këtij gjyqtari, njejtë si për prokuroren Elsa Gjeli dhe gjyqtarin, Hazbi Balliu do tu drejtohet organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit. Rama ndër të tjera i ka quajtur figurat e drejtësisë “të korruptuar” dhe madje “armiq të shtetit”. Në një deklaratë publike Unioni i Gjyqatrëve shprehet se gjuhë të tilla denigruese dhe presioni i hapur mbi gjyqtarët minojnë pavarësinë e drejtësisë dhe cënojnë parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve. Unioni i cilëson komentet...