Tensione mes dy Koreve, Seuli hap zjarr ndaj trupave të Veriut pasi kaluan kufirin

Tensione mes dy Koreve, Seuli hap zjarr ndaj trupave të Veriut pasi kaluan kufirin

Koreja e Jugut tha se ka hapur zjarr, në shenjë paralajmërimi, ndaj ushtarëve të Koresë së Veriut të cilët e kaluan kufirin gjatë kësaj jave, tha Seuli më 23 gusht, pasi Pheniani akuzoi se po rrezikohej përshkallëzimi i tensioneve. Lideri i ri i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka kërkuar raporte më të mira me Korenë e Veriut – shtet që ka armë bërthamore – dhe ka premtuar se do të ndërtohet “besim ushtarak”, por Pheniani ka thënë se nuk ka interes që të përmirësojë raportet me Seulin. Ushtria e Seulit tha se disa ushtarë të Koresë së Veriut e kaluan kufirin të martën teksa po punonin në Zonën e Demilitarizuar e cila është mbushur me mina dhe ndan dy Koretë. Ky inkursion nxiti...