Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor
Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor. Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga Shkolla e Mesme e Muzikës në Kërçovë, humbën jetën në një aksident me motoçikletë që ndodhi pranë fshatit Kolibar. Shkolla shprehu ngushëllimet e saj duke theksuar se humbja e Erionës dhe Albinës i ka tronditur thellë. Drejtori, stafi mësimdhënës dhe nxënësit u shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta familjeve të tyre, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për të përballuar këtë humbje të madhe. Postimi i shkollës: Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd...