Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SPAK konfirmon hetimet për 14 zyrtarë dhe ish-ministra lidhur me veprat penale si korrupsioni, shpërdorimi i detyrës dhe pastrimin e parave
Struktura e Posaçme Antikorrupsion konfirmoi dje se aktualisht janë duke u hetuar 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, mes tyre tre deputetë, një ish-deputet dhe një ish-ministër. Në përgjigje të interesit të gazetarëve, SPAK bëri të ditur se hetimet përfshijnë vepra penale që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave. Gjithashtu, kur është pyetur për mundësinë e caktimit të masave sigurimi ndaj ndonjë ministri, SPAK ka sqaruar se “një ish-ministër është nën hetim”. Ndërkohë, në lidhje me deputetët e zgjedhur pas datës 11 maj, SPAK ka pohuar se asnjëri prej tyre nuk është regjistruar deri tani si i hetuar për vepra penale. Për shkak të sekretit hetimor, emrat dhe akuzat konkrete ndaj tyre nuk janë bërë publike. Institucioni ka sqaruar...