Shkëmbimi i territoreve me Rusinë, Zelensky: Nuk do t’ua japim tokën tonë pushtuesve

Shkëmbimi i territoreve me Rusinë, Zelensky: Nuk do t’ua japim tokën tonë pushtuesve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e bëri  të qartë se nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e territorit ukrainas në këmbim të “paqes” me Rusinë. “Vetëm me Ukrainën mund të garantohet siguria e vendeve demokratike”, tha ai gjatë aktiviteteve për Ditën e Flamurit Kombëtar të Ukrainës, duke theksuar se qëndrueshmëria e rendit ndërkombëtar varet nga respektimi i kufijve dhe sovranitetit të shteteve. Deklarata e liderit ukrainas vjen në një moment kur në arenën ndërkombëtare po shtohen zërat që nxisin arritjen e një marrëveshjeje paqeje përmes kompromisit territorial. Së fundmi, edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sugjeruar në një deklaratë se në një fazë të caktuar të luftës, Ukraina dhe Rusia mund të detyrohen të shkëmbejnë territore si pjesë e një zgjidhjeje...