Dy të vdekur në Francë! ‘The Sun’ ngre alarmin: Djathi me listeri është importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur në Francë! ‘The Sun’ ngre alarmin: Djathi me listeri është importuar edhe në Shqipëri

FOTO ILUSTRUESE BRITANI E MADHE- Shqipëria duket se është kthyer në vendin e parë mikëpritës të produkteve ushqimore të kontaminuar. Pas mishit të pulës me salomnelë, mandarinave e luleshtrydheve me pesticide dhe produktet e bulmetit i shtohen listës. Konkretisht bëhet fjalë për djathin e kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas medias së njohur britanike ‘The Sun’, produkti mund të jetë importuar dhe në Shqipëri, pasi vendi ynë renditet i pari në listën e 30 vendeve që mund të jetë dërguar. Dy persona kanë humbur jetën në Francë pasi kanë konsumuar djathin, ndërsa 21 persona janë sëmurë pasi kanë ngrënë produkte qumështi të kontaminuara me baktere midis dhjetorit 2024 dhe 13 gushtit të këtij viti. Katër raste të tjera janë raportuar gjithashtu në Belgjikë, Danimarkë, Holandë dhe...