Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trafik i rënduar në aksin Rrëshen-Milot, automjetet në radhë për disa orë
Kjo fundjavë gushti po shoqërohet me një fluks të madh mjetesh në Rrugën e Kombit. Më problematik është segmenti nga Rrësheni në Milot dhe në drejtim të Lezhës. Dyndja e shqiptarëve të Kosovës drejt bregdetit ka krijuar radhë të gjata automjetesh që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune. Për të përshkuar rreth 17 km rrugë, qytetarët presin deri në 3 orë. Ata thonë se kjo situatë është e papranueshme dhe duhet gjetur një zgjidhje. E vështirë është edhe për punonjësit e policisë rrugore, të cilët mundohen të ndihmojnë sado pak për qarkullimin e mjeteve. Trafiku është rënduar më shumë edhe për shkak të mbylljes së Ures së Milotit në fund të muajit korrik pas dëmtimeve të pësuara.