Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Digjen trarët e hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin
                            Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sasi të konsiderueshme trarësh druri të përdorur për hekurudhën, në segmentin Fier-Vlorë. Flakët kanë gjeneruar shtëllunga të mëdha tymi që kanë mbuluar qytetin e Fierit dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik tek banorët. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Aktualisht, dy mjete zjarrfikëse dhe efektivët e repartit të Fierit ndodhen në terren, duke punuar për neutralizimin e flakëve.