Cucurella konfirmon rinovimin: Jam shumë i lumtur te Chelsea, kontrata e re është firmosur

Cucurella konfirmon rinovimin: Jam shumë i lumtur te Chelsea, kontrata e re është firmosur

23 Gusht 2025 14:07 Alfred Lleshi Marc Cucurella ka dhënë disa deklarata lidhur me rinovimin e tij të afërt me Chelsea: “Po, kontrata e re është tashmë e firmosur. Jam shumë i lumtur, klubi më ka dhënë besim dhe ndihem i kënaqur që ndodhem këtu. Shpresoj të kem një sezon të madh”. Spanjolli e ka zgjatur marrëveshjen e tij me londinezët, e cila fillimisht skadonte në vitin 2028. Kështu, ai nis sezonin e katërt me blutë e Londrës, që e kishin transferuar nga Brighton në vitin 2022 për më shumë se 60 milionë euro. Pavarësisht investimit të fundit prej 43 milionë eurosh për talentin e ri Jorrel Hato nga Ajax, Chelsea vazhdon të ruajë ekuilibrin mes së ardhmes dhe të tashmes. Klubi ka vendosur të...