Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Berisha caktoi vetë ‘nenin Basha’”, shpërthen Balliu: I ka mbaruar koha, “kukullat” në grupin parlamentar po e mbajnë në lojë!
“Sali Berishës i ka mbaruar koha politike dhe kukullat e tij nuk e mbrojnë dot më”, kështu u shpreh Alesia Balliu, ish anëtare e Këshillit Kombëtar të PD. Gjatë një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, ajo theksoi se Berisha duhet të largohet sepse po mban peng PD. “Meritokracia, gara, riformatimi vjen duke pranuar të vërtetën duke parë shkaktarë e humbjet. Dhe mbi të gjitha duke ndryshuar lidershipin. Kaq e pamundur është të kemi një lidership të ri?”, tha ajo. Gjithashtu gjatë intervistës, tha se ndryshimi mund të nisë duke bërë një formacion të fuqishëm, pasi sipas saj sot aktualisht PD është shumë larg problemeve të qytetarëve. “Tanimë janë bërë shumë bezdisës për publikun. PD duhet të pranojë të vërtetën të bëjë një analizë të...