Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U kap me kokainë nga policia/ Vajza e Eli Farës lihet në arrest shtëpie
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi për modelen Marina Fara. Kjo e fundit u arrestua nga policia dy ditë më parë pasi gjatë kontrollit të mjetit të saj ju gjet një sasi kokaine. Lënda narkotike u gjet në portofolin e modeles, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat. Ndërkohë që ajo ka deklaruar se kokaina ishte për përdorim personal. Top Channel