Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Teliti: Bashkia e Tiranës, simbol i dështimit financiar dhe mungesës së transparencës. Vetëm 20% e investimeve publike të realizuara
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka publikuar sot një deklaratë ku kritikon ashpër qeverisjen e Bashkisë së kryeqytetit, duke e përshkruar atë si “të degraduar dhe të kapur nga interesa të ngushta politike”. Teliti akuzon administratën e Bashkisë për ndërtime pa leje, shkatërrimin e hapësirave publike dhe braktisjen e procesit të rindërtimit, ndërsa thekson se qytetarët janë mashtruar me “propagandë dhe premtime boshe”. Sipas të dhënave zyrtare për shtatë muajt e parë të vitit 2025, Bashkia e Tiranës ka shpenzuar 13 milionë euro më shumë për paga dhe shpenzime operative, duke mbajtur në këmbë një administratë të “fryrë dhe politikisht të kapur”. Teliti thekson se administrata është rritur trefish në 10 vitet e fundit, pa reflektuar mbi efikasitetin apo nevojën për shërbime...