Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës
Duke shkelur parimin e ndarjes së pushteteve dhe normat elementare të etikës në komunikim, politikani që ankohet shpesh për për inflacionim të përdorimit të termave fyes si “hajdut” apo “vjedhje”, insinuoi se një gjyqtar është korruptuar, ndërsa një tjetër është “i pacipë” dhe “armik i shtetit” për shkak se këta dy gjyqtarë morën vendime që atij nuk i pëlqejnë. Kjo praktikë, nëse mbetet e pandëshkuar, hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama insinuoi të premten, pa dhënë prova, se një gjyqtar i Gjykatës Administrative të Tiranës duhet të jetë i korruptuar, sepse përndryshe, sipas Ramës, nuk ka shpjegim logjik për një vendim që ai mori pas kërkesës së një qytetari. Më herët, Rama shpalli “armik të shtetit” një...