Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Asllani rrezikon ndeshjen e parë ndaj Interit, zikaltrit po vonojnë dokumentacionin e mesfushorit shqiptar
Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Torinos, megjithëse ende jo në mënyrë zyrtare. Mesfushori shqiptar ka arritur marrëveshjen me klubin torinez, me të cilin kaloi edhe vizitat mjekësore. Por zyrtarizimi ende mungon, çka vë në rrezik disponueshmërinë e tij për ndeshjen e parë në Serinë A. Për ironi të fatit, kundërshtari i parë për këtë sezon do të jetë pikërisht ish-skuadra e tij. Por, si pasojë e burokracisë së Interit, Asllani mund të mos jetë në dispozicion kundër nënkampionëve të Italisë. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi zikaltër nuk ka dërguar ende dokumentet për regjistrimin e lojtarit. Për këtë asrsye, mesfushorit shqiptar mund t’i duhet më presë më gjatë për të zbritur në fushë me fanellën e Torinos./Sport Ekspres/