Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
PD, Genta Vangjeli: Detyrimet miliona euro dhe fshehja e bilanceve financiare ngrenë dyshime për një krizë të thellë të kompanisë “Air Albania”
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka deklaruar nga selia e PD se fshehja e bilanceve të kompanisë së fluturimeve “Air Albania” ngre pikëpyetje për një krizë financiare. Sipas Vangjelit, në muaj qershor u raportua se do të krijoheshin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Lubjanës, por sipas saj disa muaj më pas u raportua në mediat sllovene se planet u anuluan për shkak të vështirësive financiare. “Më 20 Qershor Air Albania e shpallur nga KM Edi Rama si ‘krenaria kombëtare’ njoftoi nisjen e fluturimeve direkte mes Tiranës dhe Lubjanës, duke rilidhur Shqipërinë dhe Slloveninë pas disa vitesh. Por dy muaj më pas, më 20 Gusht, mediat Sllovene informuan publikun se kompania i anuloi planet për këtë linjë për shkak të vështirësive financiare. Dhe kjo...