Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shqipëria destinacioni i ri për turistët afrikanë
Në periudhën janar– korrik 2025, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 6.5 milionë shtetas të huaj, duke shënuar një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 kur numëroheshin 6.3 milionë hyrje. Sipas të dhënave të përpunuara nga INSTAT, pjesën dërrmuese të hyrjeve e përbën Europa, me mbi 6.2 milionë vizitorë, nga të cilët më të shumtët janë nga Evropa Jugore (mbi 4.6 milionë). Megjithatë, ajo që bie në sy është rritja e ndjeshme e numrit të shtetasve afrikanë. Në shtatëmujorin e parë të vitit 2025 hynë 24,681 afrikanë, krahasuar me vetëm 15,489 në të njëjtën periudhë të një viti më parë, një rritje me rreth 60%. Përveç Afrikës, janë rritur edhe hyrjet nga Amerika (193,364 nga 170,932) dhe Azia e Jugut (25,976 nga 15,324)....