Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
U kap me kokainë në makinë/ Lirohet nga qelia vajza e Eli Farës, lihet në “arrest shtëpie”
Roxhensa Kapurani, e njohur si Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Tiranës. 39-vjeçarja u arrestua më 21 gusht nga forcat “Shqiponja” në Vorë, pasi u kap me një sasi kokaine në automjetin e saj. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës dhe informacioneve shtesë të siguruara nga mediat, Fara u ndalua gjatë një kontrolli rutinë teksa udhëtonte e vetme. Gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 4.4 gramë kokainë, e ndarë në katër doza. Hetuesit dyshuan se sasia ishte e destinuar për shitje. Megjithatë, para trupës gjykuese, Fara, e përlotur, deklaroi se lënda narkotike ishte për përdorim vetjak dhe jo për shitje. Pavarësisht këtij pretendimi, Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, duke...