Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Spanja e kërkonte për drogë dhe vjedhje, arrestohet 40-vjeçari me katër identitete në Laç! Detajet se si funksiononte organizata
Spanja e kërkonte për “shtëpi bari”, vjedhje energjie, organizatë kriminale dhe krime kundër shëndetit, Policia e Shtetit arreston 40-vjeçarin me 4 identitete. Prangosja e tij u krye sot gjatë një aksioni të kryer nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, i koduar “Operacionalja 58”. I arrestuari është Gjergj Gjoka alias Gjergj Marku, alias Gjergj Ruqja, alias Gjergi Ruqja, banues në Lezhë. “Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 58”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin Gj. Gj., alias Gj. M., alias Gj. R., alias Gj. R., 40 vjeç, lindur në Lezhë”, bëri me dije policia. Sipas dosjes hetimore, rezulton se Gjykata...