Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vjehrri dhe dy djemtë ‘bëjnë për spital’ dhëndrin në Malësinë e Madhe, pëson dëmtime në kokë dhe trup
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Malësinë e Madhe pasi kanë dhunuar dhëndrin e familjes. Pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit. U arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme. Top Channel