Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Skandal në Itali, zbulohet përmbajtje hekuri në mocarela, ministria: Të tërhiqen urgjent nga tregu
Ministria e Shëndetësisë në Itali ka urdhëruar tërheqjen urgjente nga tregu të 5 llojeve mocarelash, për shkak të dyshimeve mbi praninë e metaleve në produkt. Në njoftimin zyrtar thuhet se konsumatorët nuk duhet të përdorin produktin, por të kthejnë paketat në pikën e shitjes ku janë blerë. Produktet e dyshuara janë të markave Conad, Carrefour, Penny Market dhe Latbri, të prodhuara nga kompania Granarolo, në qendrat e saj në Usmate Velate, provinca e Monza-s dhe Brianza-s. Paketimet e tërhequra janë: · Mozzarella Conad: paketim 125 g dhe paketim 3×125 g, lot N5205D, afati i skadencës 15 gusht 2025. · Mozzarella Valbontà (Penny Market), paketim 4×125 g, lot N5205E, afati i skadencës 17 gusht 2025. · Mozzarella Carrefour Classic Maxi Pack, paketim 3×125 g, lot N5205E,...