Rusia goditi një fabrikë amerikane në Ukrainë, reagon Trump: Jam i pakënaqur

Rusia goditi një fabrikë amerikane në Ukrainë, reagon Trump: Jam i pakënaqur

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se ishte i pakënaqur që Rusia kishte goditur një fabrikë amerikane në Ukrainë dhe në përgjithësi se nuk ishte “i lumtur” për vazhdimin e luftës midis dy vendeve. “Nuk jam i lumtur për këtë dhe nuk jam i lumtur për asgjë që lidhet me luftën”, u përgjigj kreu i shtetit kur u pyet nga gazetarët për goditjen që shkaktoi shkatërrime të mëdha natën e së mërkurës në një kompani amerikane në qytetin Mukachevo, në Ukrainën perëndimore. Ai gjithashtu përsëriti se ka dhënë “dy javë” para se të marrë vendime në lidhje me këtë luftë, të cilën ai personalisht po përpiqet ta përfundojë. “Do të jetë një vendim shumë i rëndësishëm dhe ose do të jenë sanksione ose tarifa...