Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nga Napoli për t’u mundur te Milani pa… Europë; ja pse Serie A mbetet e paparashikueshme
Që nga viti 2020, kur përfundoi “sundimi” i Juventusit, i cili fitoi 9 tituj kampioni radhazi, asnjë skuadër tjetër nuk ka arritur ta mbrojë “scudetto” në Itali. As Interi i Conte, as Milani i Piolit, as Napoli i Spallettit dhe as Interi i Inzaghit. Tani, napolitanët, me Conten si “timonier” dhe trengjyrëshin në gjoks, si kampionët në fuqi, duan ta thyejnë këtë mallkim dhe të bëjnë histori duke fituar titullin e tretë në 4 vite. Konkurrenca, megjithatë, është e ashpër, të gjitha skuadrat e Serie A janë pajisura “deri në dhëmbë” (brenda mundësive të tyre ekonomike), për t’i zbritur nga blutë napolitanë. Në fakt, De Laurentiis kanë qenë ndër të parët që ka përforcuar skuadrën kampione, e cila nuk ka humbur pjesë kyçe gjatë kësaj...