Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përplasi për vdekje 65-vjeçaren dhe plagosi adolenshenten, arrestohet 45-vjeçari në Korçë
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna ditën e djeshme, në lidhje me aksidentet e ndodhura, ju informojmë se: Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur 2 shtetase këmbësore, M. Gj., 65 vjeçe dhe një 17-vjeçare, ku si pasojë e plagëve të marra, 65-vjeçarja ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.